Kryetari Haliti vizitoi mjeket dhe infermieret në QKMF, si dhe priti në takim zyrtaret dhe femrat që punojnë në Institucionet komunale me rastin e 8 Marsit

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, me ç’rast ka takuar mjeket dhe infermieret që punojnë në këtë Institucion shëndetësor, për ti uruar dhe inkurajuar ato me rastin e Ditës së Gruas. Kryetari Haliti ka vizituar edhe Entin e Punësimit si dhe në zyrën e kryetarit është organizuar një pritje për të gjitha femrat të cilat punojnë në institucionin e komunës. Me këtë rast, ai ju ka uruar atyre këtë ditë dhe ju ka ndarë disa dhurata simbolike. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi, ka çmuar lartë kontributin e grave në të gjitha sferat e jetës. Kryetari Haliti tha se qeverisja e tij synon që Vitia të jetë një shembull i mirë në përparimin e të drejtave të grave në një shoqëri me mundësi të barabarta. Ai gjithashtu ka folur për punën që po bënë Komuna e Vitisë, në çështjen e barazisë shoqërore, në veçanti të barazisë gjinore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …