leoni

Kryetari Haliti vizitoi  nga afër disa projekte

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe gjatë ditës së sotme është interesuar për të parë nga afër disa projekte që janë duke u zhvilluar në territorin e kësaj komune. Me këtë rast ai nga afër përcolli punimet që ja kanë nisur në zgjerimin e rrugës Viti-Ramnishtë, ku ndër tjerash synohet të krijohet një korsi e çiklistëve.  Gjithashtu ai ka vizituar fshatin Gjylekarë, konkretisht punimet që po zhvillohen në zgjerimin e tribunave të fushës sportive pranë shkollës.  Kryetari Haliti, shtoj se në gjithë komunën e Vitisë,  janë duke u realizuar punime të ndryshme dhe se priten të realizohen edhe shumë projekte të tjera të cilat janë në interes të qytetarëve të kësaj komune.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …