leoni

Kryetari Haliti vizitoi nga afër punimet që po zhvillohen brenda qytetit të Vitisë

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti ka vizituar nga afër asfaltimin e rrugës “Agim Ramadani” brenda qytetit të Vitisë,e cila do të bëhet dy kahëshe. Kjo rrugë e cila shtrihet prej kampusit të shkollave të mesme deri te stacioni i autobusëve dhe do t’u shërbejë qytetarëve dhe vozitësve  për qarkullim më të lehtë. Gjithashtu në këtë rrugë është ndërtuar trotuari i ri. Po ashtu ai ka vizituar edhe urën e re mbi lumin “Morava e Binçës” e cila do t’u mundëson kalimin sa më të shpejtë dhe më të lehtë qytetarëve, si dhe punimet në rregullimin e sallës së Teatrit të qytetit e cila vitin e ardhshëm do të jetë gati për të gjithë dashamirët e kulturës.

May be an image of 3 people, street and road

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet Dita Botërore e Shëndetit në Komunën e Vitisë

Sot Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar Ditën …