Kryetari Haliti vizitoi  nga afër vendpunishtet e shumta

Me qenë se në shumë lokalitete të komunës së Vitisë, është duke u punuar në projekte të shumta, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot disa nga to. Ai sot për së afërmi vizitoj punimet në projektet infrastrukturore që janë duke u zhvilluar në qytetin e Vitisë, konkretisht për skaj të lumit “Morava e Binçës”, nga kisha Ortodokse deri të objekti i “Gorenjes”, si dhe pjesën tjetër  në daljen e qytetit në drejtim të Kllokotit, hapsirën para shkollave të mesme, përfshirë parkingun. Gjithashtu ai  ka vizituar punimet në objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, ku janë duke u zhvilluar punimet në renovimin e këtij objekti që do të shndërrohet në inkubator biznesi.  I pari i Vitisë tha se kjo komunë për disa vite ka ndryshuar për së miri dhe me realizimin edhe të këtyre projekteve jo vetëm se do të bëhet më e bukur, por edhe më e qasshme për qytetarët. Ai tha se qeverisja e tij mbetet e përkushtuar të realizoj projekte të shumta në gjithë territorin e komunës së Vitisë dhe në interes të gjithë qytetarëve të saj.

May be an image of 1 person and tree

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …