Kryetari Haliti vizitoi objektet e ndryshme shkollore ku janë bërë dhe po bëhen punime në rivitalizimin e tyre

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit në Viti, kanë vizituar disa objekte shkollore brenda territorit të kësaj komune, për të parë nga afër punimet qe janë bërë apo po bëhen në rivitalizimin e objekteve shkollore. Kryetari Haliti tha se pret nga punëkryesit që punimet të përfundojnë sipas planit dinamik por edhe në cilësinë e duhur me qëllimin më të mirë që objektet shkollore të jenë gati për të filluar procesin mësimor. Kryetari Haliti shtoj se komuna e Vitisë, konkretisht qeverisja e tij ka qenë dhe është e angazhuar që nxënëseve dhe personelit arsimor të ju ofroj kushte sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Ai tha se pos rivitalizimit në disa shkolla është bërë edhe furnizimi i tyre me mjete të konkretizimit, pajisjen me teknologji informative si dhe të kabineteve të ndryshme. Përndryshe ata së bashku vizituan shkollat e ndryshme të kësaj komune si shkollën e fshatit Smirë e Buzovik.

May be an image of 3 people, people studying, bureau, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …