Kryetari Haliti vizitoi projektet e shumta që po realizohen në Pozheran

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar Pozheranin, për të parë nga afër disa projekte që janë realizuar e po realizohen. Ai i shoqëruar nga bashkëpunëtor dhe nga Koordinatori i Pozheranit, Ilir Zuka, ka parë nga afër projektet infrastrukturore si: asfaltimi i degëzimit të rrugës “Martirët Demiri”, degëzimi i rrugës në lagjen Alidema dhe degëzimi i rrugës “Hysen Dragobuzhda”. Gjithashtu ata kanë vizituar edhe projektin e pastrimit, hapjes të përroskes dhe veshjes me gurë por edhe të asfaltimit të rrugës, platos dhe hapësirës për parkim pranë fushës ndihmese të Klubit Futbollistik “Vllaznia”. Kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë po vazhdon të realizoj projekte të shumta në gjithë territorin e saj, duke përmendur edhe projektet që janë realizuar e do të realizohen në Pozheran. Ai shtoj se pos rrugëve që sapo janë asfaltuar e kanë parë të arsyeshme të punojnë edhe në fushën ndihmëse, jo vetëm të rrugës por edhe të hapësirës për rreth duke krijuar vend për parkim. Ndërkaq Ilir Zuka, koordinator i Pozheranit, pos që i mirëpriti këto projekte shtoj se Pozherani ka edhe nevoja të tjera duke i përmendur disa nga to. Z. Zuka shprehi shqetësimin për mos përfundimin e objektit të ri të shkollës nga niveli qendrorë. Ndërkaq lidhur me projektin pranë fushës ndihmese foli Agon Pira, drejtor i KF ” Vllaznia” – Pozheran.

May be an image of 3 people and road

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …