Kryetari Haliti vizitoi projektet infrastrukture në Lubishtë të Vitisë, ku po rregullohen disa rrugë bujqësore që lidhë këtë fshat me Ramnishtën, Potgorcin dhe Beguncën

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatin Lubishtë të Vitisë, për të parë nga afër punimet infrastrukturore që po vazhdojnë në këtë fshat, konkretisht në hapjen dhe rregullimin e rrugëve bujqësore që lidhën me rrugën e quajtur “Rruga e Xhepave”. Ai saktësisht nga afër ka ndjekur punimet që sapo kanë filluar në pjesën tjetër të kësaj rruge prej Lubishtës në drejtim të fshatit Beguncë ku edhe është pritur edhe nga banorët e Lubishtës. Gjatë këtij takimi ata janë shprehur falënderues ndaj kryetarit Haliti dhe komunës së Vitisë për investimet që janë zhvilluar dhe po zhvillohen në Lubishtë. Përndryshe më pas ai ka vizituar edhe punimet që janë zhvilluar dhe po zhvillohen në pjesën tjetër të Rrugës së Xhepave në Lubishtë, konkretisht në drejtim të fshatrave Ramnishtë dhe Podgorc.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …