leoni

Kryetari Haliti vizitoi projektet infrastrukturore në Sllatinë të Poshtme dhe Pozheran

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot Pozheranin dhe Sllatinën e Poshtme,  për të parë disa projekte infrastrukture që po realizohen. Ai në Pozheran përcolli  nga afër punimet në asfaltimin e rrugës “Isak Dragobuzhda”-Pozheran dhe platoja dhe rruga në stadiumin ndihmës të KF Vllaznia. Ndërsa në Sllatinë të Poshtme asfaltimin e rrugës “Malit”.  Kryetari Haliti tha se qeverisja lokale në Viti, do të vazhdoj të realizoj edhe projekte të tjera nëpër fshatrat e Vitisë jo vetëm në fushën e infrastrukturës rrugore por edhe në fushat e tjera dhe atë në interes të gjithë qytetarëve vitias.

May be an image of 2 people and grass

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …