Kryetari Haliti vizitoi punimet infrastrukture që lidhë mes veti disa fshatra

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar punimet që po zhvilloheshin në asfaltimin e rrugës “Xheladini” në fshatin Sadovinë të Çerkezëve. Kjo rrugë lidhë mes veti fshatrat Sadovinë e Çerkezve dhe Tërstenik. Gjithashtu Kryetari Haliti ka pare nga afër punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës Sllatinë-Dardani. Gjatë këtyre vizitave kryetari Haliti është interesuar me ecurinë e realizimit të këtyre projekteve infrastrukturore ku edhe është takuar me qytetarë të cilët kanë theksuar se realizimi i këtyre projekteve është në interes të veçantë për banorët. Me këtë rast Kryetari Haliti potencoi se qeveria komunale në Viti në bashkëpunim me partnerët e saj mbetet e interesuar të investoj në çdo cep të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …