Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet në asfaltimin e rrugës Kolishtë-Buzovik-Beguncë. Ai ka shkruar: “Sot vizitova punimet në asfaltimin e rrugës Kolishtë-Buzovik-Beguncë, rrugë e cila lehtëson qasjen dhe qarkullimin më të lehtë të banorëve të kësaj ane. Gjithashtu vizitova punimet në ndërtimin e kanalizimit në lagjen Deliaj”.