Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot fshatin Sllatinë të Epërme, ku po zhvillohen punimet në rivitalizimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Nijazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme dhe atë në kuadër të projektit të Fondit të Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (FKEE) dhe përfshin ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturën e shkollës. Gjithashtu në këtë shkollë po ndërtohet edhe palestra sportive shkollore. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, po punon në krijimin e kushteve më të mira për mësim për nxënësit dhe mësimdhënësit jo vetëm për mësim por edhe për aktivitetet sportive. Përndryshe në kuadër të FKEE-së, punime të ngjashme po realizohen edhe në shkolla të tjera dhe objekte publike komunale, me qëllim të rritjes së efiçiencës së energjisë dhe përmirësimit të kushteve për nxënësit dhe qytetarët.