Kryetari Haliti vizitoi punimet në terren

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet në teren. Fillimisht ai ka vizituar fshatin Stubëll ku janë duke vazhduar punimet e fazës së dytë, në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës “Anton Çeta” deri te rruga “Sejdiu”, i cili është projekt i vitit të kaluar. Po ashtu, kryetari Haliti ka vizituar fshatin Kabash dhe Buzovik, ku janë duke u rregulluar rrethojat e fushave sportive në oborret e shkollave. Ndërsa, në rrugën “Kongresi Manastirit” është duke u punuar në fazën e dytë, ku janë duke u rregulluar trotuari dhe ndriçimi publik. Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh se institucionet komunale të Vitisë, vazhdimisht janë duke u kujdesur që projektet të cilat janë në punim e sipër të kryhen sa më parë dhe të fillojnë projektet e tjera të parapara për këtë vit për përmirësimin e kushteve dhe jetës së qytetarëve vitias pa dallime. Punime të tilla në rregullimin e infrastrukturës janë duke vazhduar edhe nëpër shumë lokalitete të tjera të komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …