Sot në fshatin Smirë të Vitisë, kanë filluar punimet në asfaltimin dhe zgjerimin segmentit të rrugës alternative të këtij fshati. Gjithashtu është duke u punuar edhe në zgjerimin e një ure. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka përcjellë nga afër këto punime të cilët po realizohen me investime nga buxheti komunal i Vitisë. Banorët e këtij lokaliteti e falënderuan kryetarin Haliti, për realizimin e këtyre projekteve infrastrukturore duke theksuar se ato janë shumë të rëndësishme për ta pasi që sipas tyre ato lehtësojnë qarkullimin në trafik dhe rrisin sigurinë. Ndërkaq i pari i Vitisë, theksoj se ata mbesin të përkushtuar të realizojnë projekte në interes të qytetarëve dhe se atë në të gjitha lokalitet dhe në të gjitha fushat.