Kryetari Haliti vizitoi punimet në zgjerimin dhe riasfaltimin e ë rrugës kryesore në Vërban të Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatin Vërban të Vitisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në zgjerimin dhe riasfaltimin e rrugës kryesore të këtij fshati që cilësohej si shumë e ngushtë dhe e dëmtuar por edhe e rrezikshme për pjesëmarrësit në komunikacion. Gjithashtu ai nga afër ka pa edhe punimet që kanë nisur në vazhdimin e trotuarit deri në fshatin Sadovinë e Jerlive, konkretisht në rrugën magjistrale Viti-Ferizaj. Bëhet me dije se baza për shtrimin e këtij asfalti është bërë qysh në vitin e shkuar ndërsa në këtë lokalitet është bërë edhe zgjerimi i urës në rrugën kryesore të fshatit. Banorët e Vërbanit kanë falënderuar institucionet komunale të Vitisë, për këto projekte infrastrukturore duke potencuar se ato janë shumë të rëndësishëm për lëvizjen e lirë dhe të sigurt të banorëve. Ndërkaq kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti potencoi se kjo komunë është e vendosur të realizoj sa më shumë projekte të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë pozitivisht në jetën e të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …