Kryetari Haliti vizitoi punimet te inkubatori i biznesit

Meqenëse në shumë lokalitete të komunës së Vitisë, është duke u punuar në projekte të shumta, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpuntorë, kanë vizituar gjatë ditës së premtë disa nga to.

Kryetari Haliti, sot për së afërmi vizitoj punimet në projektet infrastrukturore që janë duke u zhvilluar në qytetin e Vitisë, konkretisht në objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, ku janë duke u zhvilluar punimet në renovimin e këtij objekti, që do të shndërrohet në inkubator biznesi. I pari i Vitisë tha se kjo komunë për disa vite ka ndryshuar për së miri dhe me realizimin edhe të këtyre projekteve jo vetëm se do të bëhet më e bukur, por edhe më e qasshme për qytetarët. Ai tha se qeverisja e tij mbetet e përkushtuar të realizoj projekte të shumta në gjithë territorin e komunës së Vitisë, gjithnjë në interes të të gjithë qytetarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ngushëllon familjen Krasniqi me rastin e ndarjes nga jeta të Veteranit të UÇK-së, Abedin Krasniqi 

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka njoftuar …