Kryetari Haliti vizitoi zonën ekonomike, ku po bëhet kompletimi i infrastrukturës rrugore

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar fshatin Budrikë të Vitisë, zonën ekonomike, ku aktualisht po bëhet asfaltimi i rrugëve, konkretisht kompletimi i infrastrukturës rrugore. Kjo zonë ekonomike është vlerësuar e një rëndësie të veçantë për komunat e Anamoravës, pasi që ajo lidhë 5 komunat e rajonit të lindjes dhe shtrihet përgjatë rrugës magjistrale Ferizaj-Gjilan. Me këtë rast zyrtarët komunal bënë të ditur se së shpejti pritet të bëhet edhe thirrja publike për bizneset të cilët dëshirojnë të vendosën në këtë zone ekonomike. Përndryshe kryetari Haliti potencoi se falë ndërtimit të kësaj zone të bërit biznes në Viti, do të jetë edhe më lehtë dhe nga kjo mund të përfitojnë jo vetëm bizneset por edhe qytetarët pasi që ajo krijon vende të reja të punës. Gjithashtu kryetari Haliti ka vizituar edhe punimet që po zhvillohen në ndërtimin e një ure mbi lumin “Morava e Binçës” në qytetin e Vitisë. Përndryshe komuna e Vitisë është duke vazhduar edhe me projekte të tjera në ndërtimin e urave në disa lokalitete të kësaj komune.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …