Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot punimet në asfaltimin e rrugës Gjylelkar-Stubëll e Poshtme. Gjatë kësaj vizite Kryetari Haliti ka potencuar se asfaltimi i kësaj rruge është bërë me buxhetin komunal dhe pas kërkesave që kanë shprehur qytetarët për rregullimin e kësaj rruge. Ai shtoj se Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar në rregullimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha lokalitet e saj. Ndërkaq realizimi i këtij projekti është mirëpritur nga shumë qytetarë të cilët theksuan se me asfaltimin e kësaj rruge do të sigurohet lëvizja e lirë dhe do kthehet jeta në fshatin Stubëll të Poshtme.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …