Kryetari Haliti viziton projektet infrastrukturore dhe kapacitetet bujqësore

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi, punimet për ndërtimin e rrugës Viti-Sllatinë e Poshtme-një aks i rëndësishëm, i cili mundëson qarkullim më të lehtë të njerëzve dhe mallrave si dhe qasje të shpejtë të fermerëve në parcelat e tyre bujqësore në atë zonë. Ai, vizitoi edhe fermerin nga Drobeshi, Agim Peposhi, i cili po përkujdesej për tufën e tij të deleve. Kryetari Haliti, premton akoma më shumë përkrahje për bujqësinë përmes subvencioneve nga grantet dhe investimet komunale. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po ashtu, përshëndet punimet e KEDS-it nëpër fshatrat e Komunës së Vitisë, të cilat po bëhen me përkrahje të komunës.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …