leoni

Kryetari Haliti vlerëson bashkëpunimin me policinë dhe falënderon për angazhimin në parandalimin e dukurive negative në shkolla

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka organizuar një takim me komandantin e policisë në Viti, kapitenin Afrim Halili, drejtorët e shkollave të mesme, e ku ishte e pranishme edhe drejtoresha për Arsim Fatbardha Emini. Në këtë takim, kryetari Haliti ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me organet e rendit, lidhur me aktivitetet e zhvilluar në parandalimin e dukurive negative nëpër shkolla dhe njëherit ka falënderuar për angazhim. Gjithashtu u diskutua edhe gjendja aktuale e sigurisë në përgjithësi, me theks të veçantë në institucionet shkollore, nga ku u njoftuan nga drejtorët e shkollave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …