Kryetari Halitit reagon lidhur me dinamikën e ngadalshme të punimeve në objektin e ri të shkollës së Pozheranit

Në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, në veçanti të banorëve të Pozheranit dhe të lokaliteteve për rreth,  Kryetari Haliti tha ndjej obligim moral  që serish të shprehi shqetësimin tim publik lidhur me punimet që po zhvillohen në shkollën e mesme të ulët “Halil Alidema”,  në Pozheran.  Duke pasur parasysh dinamikën e ngadalshme të  punimeve,  që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e këtij objekti shkollor, duket se përfundimi i tij nuk do të jetë gati edhe në vitin e ri shkollor që do hymë. Edhe pse kanë kaluar 8 viteve, akoma ky objekt shkollor nuk është gati ti mirëpres nxënësit në objektin e ri. Prandaj kërkojmë nga ministria përgjegjëse dhe  kompania e kontraktuar që përfundimi i këtij projekti të trajtohet me prioritet të lartë dhe atë duke pasur parasysh se Pozherani është lokaliteti me numrin më të madh të banorëve në komunën tonë.  Si pasojë e mos përfundimit të objektit të shkollës “Halil Alidema”, nxënësit vazhdojnë të përballen me kushte aspak të mira të mësimit, për shkak të hapësirës dhe orarit të kufizuar.  Kërkoj nga organet kompetente, respektivisht institucionet qendrore, të mos neglizhohet ky projekt dhe që dinamika e punimeve të rritet,  natyrisht pa dëmtuar cilësinë e saj.  Përfundimi i këtij projekti është stërzgjatur, duke krijuar pakënaqësi jo vetëm tek ne si institucione lokale qeverisëse por edhe të banorët,  prindërit, nxënësit dhe personeli mësimor.  Në emër të prindërve, nxënësve, personelit arsimor dhe të gjithë qytetarëve tanë, kërkojmë që objekti të përfundojë sa më parë dhe të jetë së paku gati për vitin e ri shkollor.  Shpresojmë se pas reagimeve tona të përsëritura dhe të shprehjes së pakënaqësisë sonë të përbashkët, që qeveria e Republikës së Kosovës të reflektoj për të mirë dhe të përfundojmë këtë projekt madhor sa më parë dhe që mos të humbasim në procesin e mësimdhënies dhe mësim nxënies në të mirën tonë të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …