leoni

Kryetari Haradinaj bashkëbisedoi me fermerët e Komunës së Deçanit

Në një bashkëbisedim të hapur në Deçan, Kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj u takua me fermerët e zonës për të dëgjuar nga afër nevojat dhe shqetësimet e tyre, duke theksuar rëndësinë e sektorit të bujqësisë për ekonominë e vendit.

Ky takim kishte për qëllim krijimin e një dialogu të sinqertë, të dëgjonte direkt prej fermerëve dhe të krijonte ura komunikimi të drejtpërdrejta për zgjidhjen e çështjeve që kanë rëndësi për komunitetin bujqësor.

Ky dialog i hapur dhe përkushtimi për ndryshim pozitiv na ndihmon në ndërtimin e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e komunitetit dhe për një qeverisje që i qëndron pranë nevojave të qytetarëve, ka thënë Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Të shtunën në Rahovec shënohet Dita e Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”

Në kuadër të shënimit të ditës së Bibliotekës Komunale Sulejman Krasniqi dhe 87 vjetorit të …