Me rastin e ftesës së ka marrë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale, kryetari i Kosovës Hashim Thaçi thotë se me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë UÇK-së si dhe ish-shefin e Shtabit të Shtabit të Përgjithshëm, Bislim Zyrapi. Thaçi thotë se lajmin e ka mësuar nga mediet po ashtu edhe vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Erespektoj vendimin e tij dhe ju siguroj se do të veproj bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë, ka thënë Thaçi.
