Kryetari, Hashim Thaçi priti në takim familjarët e dëshmorit të kombit, Agim Bajrami, ish komandant i njësive për Kaçanik dhe zëvendës-komandant i Zonës Operative të Nerodimes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari, Hashim Thaçi njoftoi familjarët e dëshmorit të kombit, Agim Bajrami se duke u bazuar në sakrificën dhe trimërinë e tij në luftën çlirimtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka marr vendim për ta dekoruar Agim Bajramin me urdhrin “Heroi i Kosovës”. Dekorata iu dorëzua familjes Bajrami. Agim Bajrami ra dëshmor më 10 gusht të vitit 1998, së bashku me Besnik Beguncën dhe Xheladin Kurtajn, në fshatin Gabrricë të Kaçanikut.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …