Kryetari, Hashim Thaçi, dekoroi me Urdhrin “Hasan Prishtina” veprimtarin, Selatin Novosella

Kryetari, Hashim Thaçi, dekoroi me Urdhrin “Hasan Prishtina” veprimtarin, Selatin Novosella

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, dekoroi me Urdhrin,  “Hasan Prishtina” veprimtarin. Selatin Novosella. Ai tha se Novosella ka dhënë kontribut të vazhdueshëm pothuajse në të gjitha ngjarjet me rëndësi historike për Kosovën. “Në 75 vjetorin e lindjes dhe 55 vjetorin e veprimtarisë politike atdhetare, veprimtarin e njohur Selatin Novosella e dekorova me Urdhrin “Hasan Prishtina”. Në këto pesë dekada, Selatin Novosella ka dhënë kontribut të vazhdueshëm pothuajse në të gjitha ngjarjet me rëndësi historike për Kosovën. Republika e Kosovës dhe gjeneratat e ardhshme do u jenë mirënjohëse përjetësisht të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në rrugëtimin tonë të gjatë për liri dhe pavarësi”, shkroi Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …