Kryetari, Hashim Thaçi ka njoftuar se sonte do t’u drejtohet qytetarëve me një fjalim nga zyra e tij. Kjo do të jetë fjala e parë e presidentit pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë. “Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”, ka shkruar kryetari, Hashim Thaçi.
