Kryetari, Hashim Thaçi është nisur për vizitë zyrtare te arbëreshët në Kalabri të Italisë. Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me prefektin e Kozencës, Gianfranco Tomau, presidentin e Provincës së Kozencës, Franco Iacucci, Kryetarin e Bashkisë së Kozencës, Mario Occhiuto dhe kryetarët e tjerë të Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë. Gjatë qëndrimit në Kozencë, kryetari Thaçi do të bëjë homazhe te monumenti i Skënderbeut dhe do ta vizitojë Kishën Arbëreshe. Ai do ta vizitojë edhe Universitetin e Kalabrisë, ku do ta takojë rektorin, profesorët dhe studentët shqiptarë. Pas vizitës në Universitetin e Kalabrisë, kryetari Thaçi do ta takojë edhe Ipeshkvin e Dioqezës Arbëreshe të Ungrës, Donato Oliverio. Ndërsa, pasdite, në fshatin arbëresh të Shën Sofisë (Santa Sofia d’Epiro), kryetari Thaçi do ta takojë edhe komunitetin arbëresh dhe Kryetarin e Bashkisë, Gianfranco Ceramella, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Presidenca.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …