Kryetari, Hashim Thaçi është prit në takim nga nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence. Në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se pritja e kryetarit kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi është bërë për të riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë sovrane, demokratike dhe të begatë. Nënpresidenti, Mike Pence ka vlerësuar udhëheqjen e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me atë të Serbisë, Aleksander Vuçiq, për avancimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Liderët janë pajtuar për rëndësinë e avancimit të reformave, për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe thellimin e rritjes ekonomike. Nënpresidenti ka shprehur mbështetje për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes kushtetutës, dhe për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi”, përfundon komunikata e Shtëpisë së Bardhë.
