Kryetari, Hashim Thaçi ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Oxfordit. Ai ka shkruar se në Universitetin e Oxfordit ka bashkëbiseduar me shumë studentë për Kosovën dhe rrugëtimin e vendit tonë drejt pavarësisë. Para studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Oxfordit fola për zhvillimet aktuale në Kosovë, për procesin e shtet ndërtimit dhe për domosdoshmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje. Është koha e duhur që Kosovës t’i hapet perspektiva euroatlantike. Studentët ishin të interesuar për gjendjen ekonomike, perspektivën e të rinjve dhe pozitën komuniteteve jo shumicës në Kosovë, ka shkruar kryetari, Hashim Thaçi.
