Kryetari, Hashim Thaçi ka ftuar popullaten shqiptare në Kosovën lindore që ta votojnë listën e përbashkët të partive shqiptare. Ai ka shkruar se vetëm të bashkuar, mund të mbrojnë të drejtat e tyre. Të gjithë bashkëkombësve shqiptarë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u bëj thirrje që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare. Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tonë, ka shkruar kryetari, Hashim Thaçi.
