Kryetari, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Japoni është pritur sot në takim nga kryetari i Kuvendit, Tadamori Oshima Në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe rritjen e shkëmbimit të ideve dhe projekteve konkrete ndërmjet dy parlamenteve të shteteve tona. Kryetari Thaçi ka shkruar se me kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Tadamori Oshima, ka biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve të shteteve tona. Kryetarin Oshima e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit, sidomos në procesin e shtetndërtimit dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, derisa theksova nevojën që pas kësaj vizite të formohen grupe në kuadër të Qeverive dhe Parlamenteve për të projektuar një strategji afatgjate të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë është një hap konkret në rritjen e këtij bashkëpunimi, ka saktësuar, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …