Duke folur lidhur me takimin që pati me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se vetëm edhe 48 orë i ka dhënë afat Kurtit për nominimin e kandidatit apo kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë. Thaçi ka bërë të ditur se do ta ushtrojë autoritetin e tij kushtetues e ligjor për të ruajtur dhe kultivuar unitetin politik e qytetar dhe orientimin auroatlantik të shtetit të Kosovës. Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje. Unë si kryetari i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës. Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit apo kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore ka saktësuar me këtë rast, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.
