Përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të të zhdukurve, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, kanë bërë homazhe para ‘Përmendores dedikuar personave të zhdukur’.Ky aktivitet është i planifikuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës me rastin e ndërrimit të moteve. Thaçi ka premtuar se do të bëjë çmos që çështje e të zhdukurve të debatohet në Bruksel.
