Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë gjeneralin amerikan, Wesley Clark. Ai ka thënë se kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. “Gjeneralin amerikan, Wesley Clark, i cili ishte shumë këmbëngulës për të siguruar lirinë dhe paqen në Kosovë, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. Populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark”, ka shkruar Thaçi në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …