Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar tri ligje të rëndësishme për luftimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit, ndërkohë që përmes një postimi ka theksuar edhe rëndësinë e këtyre ligjeve.“Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare, ka shkruar me këtë rast kryetari, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …