Kryetari, Hashim Thaçi, ka falënderuar komunitetin turk për kontributin e dhënë në shtet-ndërtimin e Kosovës. Ai ka thënë se integrimi i tyre është shembulli më i mirë se Republika e Kosovës është atdhe i të gjithë qytetarëve saj. “Sot, në Ditën e Komunitetit Turk, shpreh mirënjohje time për kontributin e vazhdueshëm të tyre në të gjitha fazat e shtetndërtimit, forcimit të institucioneve, bashkëjetesës dhe besimit në shtetin e Kosovës. Integrimi i tyre është shembulli më i mirë se Republika e Kosovës është atdhe i të gjithë qytetarëve saj. Përmes komunitetit turk në Kosovë, ne do të vazhdojmë t’i kultivojmë edhe më tej marrëdhënie strategjike me Turqinë ka saktësuar Hashim Thaçi.
