Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë dhe ka diskutuar lidhur me zhvillimet në vend. Në këtë takim ku të pranishëm ishin ambasadori i Amerikës, i Britanisë së Madhe, i Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë. Thaçi me këtë rast ka falënderuar të gjitha shtetet për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në përballje me pandeminë e virusit COVID-19 dhe ka shprehur ngushëllime për viktimat në çdo shtet. Pastaj ka folur edhe për zhvillimet politike dhe kërkesat që ia ka drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar për të propozuar një kandidat për Kryeministër të Kosovës, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. “Qytetarët e Kosovës kërkojnë dhe kanë nevojë për një qeveri me mandat të plotë, sidomos në rrethanat emergjente të shkaktuara nga pandemia”, është shprehur Thaçi. Ai ka theksuar në fund se çdo hap që do të ndërmarrë, do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, me praktikat e deritashme dhe me vullnetin e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …