Hashim Thaci

Kryetari, Hashim Thaçi, ka reaguar lidhur me trenin që është nisur nga Beogradi për në Kosovë

Kryetari, Hashim Thaçi, ka zgjedhur postimin në internet për të reaguar lidhur me trenin që është nisur nga Beogradi për në Kosovë. “Ne respektojmë  lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme. Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi. Ç çfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. “Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij”, ka saktësuar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …