Thaçi paralajmëron edhe kompromisin e fundit, më të madhin, faljen e veriut të Kosovës, Serbisë

Kryetari Hashim Thaçi ka thënë se Kosova së shpejt do ta ketë Ushtrinë e cila do të bëhet pjesë e NATO-s

Në ceremoninë e organizuar për 18 vjetorin e masakrës së  Rezallës, kryetari Hashim Thaçi ka thënë se Kosova së shpejt do ta ketë Ushtrinë e saj e cila do të bëhet edhe pjesë e NATO-s. “Tani, shtetin po e forcojmë, kemi njohje të reja, do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera ndërkombëtare, do ta kemi shumë shpejtë në të ardhmen e afërt edhe Ushtrinë e Kosovës, do ta kemi edhe pjesë të NATO-s, do ta ruajmë edhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por e theksoj gjithçka që i vjen mirë Kosovës, buron nga sakrifica e martirëve të lirisë, dëshmorëve të kombit, luftës që kemi zhvilluar”, ka shtuar ai. Atje Thaçi, ka thënë se poashtu se “duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm për atë sakrificë të madhe që është bërë për të arritur në këtë ditë”.

Në përkujtimin e 18-vjetorit të masakrës së Rezallës, kryetari i Kosovës ka thënë se shteti, shoqëria kosovare dhe gjithë kombi shqiptar nderon dhe respekton martirët e lirisë të Rezallës dhe gjithë Kosovës, që dhanë jetën e tyre për liri, për pavarësi. “Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm, se pa ato përpjekje, pa atë sakrificë, nuk do të ndodhte as liria, e as pavarësia e Kosovës”, ka shtuar  Thaçi. Presidenti ka shtuar se me dhimbje të madhe “kujtojmë të gjithë ata martirë, prej foshnjave deri te njerëzit më të moshuar që janë viktimë e dhunës dhe represionit deri në përmasat të gjenocidit të kryer nga ushtria dhe policia e Serbisë”. Ndihemi shumë krenar me të gjithë ata bashkëluftëtar, me familjet tuaja, që secila shtëpi e juaja këtu në Rezallë dhe kudo në Drenicë ishit Ushtri Çlirimtare e Kosovës, dhe të jeni të bindur dhe ndihuni gjithmonë krenarë, siç jeni ndjerë gjithmonë. Sepse, pa atë bashkim tuajin, pa atë sakrificë tuajën, nuk do të ndodhtë e mrekullueshmja liri, që po e gëzojnë fëmijët e Kosovës sot”, ka theksuar Presidenti,

Ai, më tej ka thënë se “jemi pikërisht sot këtu në Rezallë për të përkujtuar dëshmorët e lirisë, për të përkujtuar të kaluarën, por edhe për të marrë energji për synimet tona për të ardhmen e Kosovës si shtet i konsoliduar, për tu anëtarësuar në NATO, në Bashkim Evropian”

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …