Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot në Kanada, ku pritet të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, që do të mbahet në Halifax. Krahas kryetarëve dhe përfaqësuesve të lartë, Thaçi do të jetë njëri ndër folësit kryesor në këtë Forum, i cili mbledh më shumë se 300 përfaqësues të 70 shteteve të ndryshime të botës. Presidenti Thaçi, para shumë përfaqësuesve të shteteve, instituteve prestigjioze dhe kompanive të sigurisë, do të paraqesë të arriturat e Kosovës, si një faktor i paqes në Ballkan dhe Evropë. Në kuadër të forumit, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të ndryshme me përfaqësues të Kanadasë, të NATO-s dhe shteteve pjesëmarrëse në këtë forum.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …