Kryetari, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” nuk ka konfirmuar se Kosova e ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, për ndryshimin e draft-ligjit për FSK-në, ndryshime të cilat do t’i jepnin kompetenca të Ushtrisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës. Por gjatë intervistës ai ka thënë se Amerika dhe bashkësia ndërkombëtare e përkrahin shndërrimin e FSK-së në ushtri përmes ndryshimeve kushtetuese. “Edhe unë kam punuar tash e tri vite që kjo çështje të kalojë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe do të dëshiroja shumë që kjo të ndodhë. Një mbështetje të tillë kemi pasur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga NATO-ja, mirëpo është bërë e pamundur thjeshtë pas deklarimeve shumë të hapura, të qarta dhe të vendosura të Listës Serbe dhe të Beogradit që nuk e lejon dhe e kërcënon Listën Serbe për të mos votuar FSK-në. Kështu që, tash e vetmja mundësi ka mbetur që Kosova të mbetet pa ushtri ose të kalojë në planin B, do të thotë shndërrimin e FSK-së në ushtri moderne”, ka thënë Thaçi mes tjerash kryetari Thaçi për “Zërin e Amerikës”.
