leoni

Kryetari Thaçi

Kryetari, Hashim Thaçi, po qëndron në Bullgari, për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Kryetari i vendit tonë Hashim Thaçi, po qëndron në Bullgari, ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe në konferencën e Bankës Botërore.  Në këtë takim do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe për dinamizmin e procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kryetarët  e shteteve të Ballkanit Perëndimor bashkë me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për kompletimin e rrjetit të rrugëve dhe për përmirësimin e infrastrukturës së kalimeve kufitare, por edhe për tema të tjera me interes të përbashkët. Gjatë qëndrimit në Bullgari,  Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral edhe me kryetarin e Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin do të bisedojë për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …