Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputeti i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mbështesin bizneset, komunat dhe qytetarët në këtë kohë pandemie. Ai në seancën ku u diskutua për pandeminë, ka kërkuar veç tjerash edhe lejimin e punës së sallave të dasmave. “Hapne gastronominë. Lejoni sallat e mëdha. Çdo sallë edhe ajo e dasmave nuk është më e madhe se kjo sallë. Nuk hyjnë më shumë njerëz se në këtë sallë. Hapni sallat po njëkohësisht me masa mbrojtëse”, tha ai. Haradinaj në fjalimin e tij ka kërkuar nga Qeveria heqjen e orës policore, sigurimin e ilaçeve falas për qytetarët me Covid deri në sigurimin e vaksinës, shtesa për punëtorët shëndetësorë, pensionistët. Po ashtu ai ka thënë se qeveria duhet të vazhdojë deri në fund të pandemisë me pako fiskale.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …