leoni

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti se po i mashtron qytetarët me shifrat për zhvillim ekonomik

Pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë ka pasur rritje të buxhetit të shtetit dhe se kjo është përkthyer në punësim të shtuar, ka reaguar kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti se po i mashtron qytetarët me shifrat për zhvillim ekonomik. Ai e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se pasi paska  rritje të buxhetit për 35 për qind, pse s’po i rrit pagat e pensionet për 25 për qind.  Agjencia e Statistikave që është pjesë e zyrës së kryeministrit të ka treguar që 211 mijë e 749 qytetarë e kanë braktisë Kosovën për 4 vite sa ti ke qeverisë. Nëse flet me të rinj, shumë prej tyre janë duke aplikuar dhe duke u përpjekur që të ikin. Nuk ke asnjë ide asnjë koncept me ndihmuar vendin përveç populizmit, fjalëve të bukura dhe veprimeve boshe. Mos abuzo me statistika e mos mashtro.  Me trendët që i ke nuk besoj që të duhet fitorja në zgjedhje. Nuk përfiton Kosova e jam i sigurt që as ti, sepse ‘zullumi këputet për së trashi’ thotë populli”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …