Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, konsideron se rrezikimi i ushtarëve amerikanë në Kosovë është akt kundër shtetit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur  pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në lidhje me rrezikun e mundshëm për ushtarët amerikanë gjatë hapjes së urës mbi lumin Ibër. Haradinaj theksoi se kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në vendin tonë është kundër shtetit të Kosovës dhe duhet të trajtohet si armik i vendit. Ai  paralajmëroi se personat që ndërmarrin veprime të tilla do të përballen me pasoja të ashpra, duke u ndëshkuar me burg ose duke u detyruar të largohen nga vendi. Ai shtoi se asnjë rol apo detyrë shtetërore nuk do të ofrojë mbrojtje për ata që rrezikojnë marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me Amerikën.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …