Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka prezantuar 10 prioritetet e Kosovës Fituese, të cilat janë;
Kosova direkt në NATO – miqësi e përhershme me ShBA dhe BE.
Rritje ekonomike deri në 7%.
1 miliard euro për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese.
Pagë mesatare 1000 dhe pensione mbi 500 euro.
Buxhet për përmbylljen e projekteve rrugore që kanë mbetur në gjysmë dhe autostradën e Dukagjinit.
1500 MW energji e prodhuar në Kosovë.
Qendra Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji.
6% e GDP-së për edukim e arsim – reformë e thellë e sistemit shëndetësor.
Mërgata pjesë e vendimmarrjes e me status të investitorëve strategjikë.
Pension pa shkëputje nga puna për çlirimtarët.