Kryetari i AAK-së dhe Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, uron 12 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës

Kryetari i AAK-së, Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit gjatë luftës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke e konsideruar edhe si një ditë me peshë të madhe historike për vendin. Ai ka thënë se në këtë ditë duhet të nderojmë të gjithë heronjtë që dhanë kontribut të madh për pavarësinë e Kosovës, përfshirë edhe pjesëtarët e UÇK-së. Për 24 vjet Kosova është zhvilluar në masë të madhe, madje ai thotë se është zhvilluar më shumë sesa vendet e rajonit. Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-në dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë”, u shpreh ai. Haradinaj bëri thirrje që lirisë t’ia dimë vlerën dhe se të luftojmë për ndërtimin e një të ardhmeje sa më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …