Kryetari i AAK-së, kandidat për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë për t’i thënë të vërtetën popullit, duke shtuar se qytetarët e vendit janë të ndërgjegjshëm dhe nuk janë analfabetë funksionalë. Ai theksoi se Kosova nuk mund të ecë përpara pa miq dhe se përparimi dhe siguria janë të paqëndrueshme pa qenë i gjithë vendi pjesë e NATO-s. Haradinaj nënvizoi se qytetarët e Kosovës e duan të vërtetën dhe janë të gatshëm për t’u angazhuar për një të ardhme më të mirë. Kur je i vërtetë, mbushen sallat edhe në qyteza edhe në fshatra, sepse qytetarët e Kosovës e duan të vërtetën e nuk janë analfabetë funksionalë. Popullit duhet t’i thuhet e vërteta se Kosova nuk përparon pa miq, e përparimi e siguria nuk janë të garantuara pa qenë krejt Kosova në NATO, qosh e m’qoshe! Krusha e Malisheva, Dardana e Peja, veç në një ditë, me drita e pa perde”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pasi protestuesit kanë vërshuar në gjithë vendin
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pasi protestuesit kanë vërshuar në …