Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bisedoi me përfaqësuesen amerikane Anu Prattipati për partneritetin strategjik Kosovë-Amerikë. Diskutimet u fokusuan në zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, si dhe në forcimin e partneritetit strategjik në mes të dy vendeve. Haradinaj deklaroi se konfirmoi qëndrimin e tij të palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Amerikën për sigurinë dhe prosperitetin e vendit, duke nënvizuar se anëtarësimi i drejtpërdrejtë i Kosovës në NATO përmes Planit Aksional mbetet prioritet. Ky partneritet i fuqishëm është garanci për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin e rajonit, nënvizoi Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Diplomati Blerim Canaj, konsideron se mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë, po bëhet për qëllime të fushatës politike
Diplomati, Blerim Canaj, konsideron se mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë, po bëhet për …