Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bisedoi me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bisedoi  me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, ku prezantoi ofertën e tij për një “Kosovë fituese”. Ai theksoi se do të dyfishohen pagat në sektorin publik dhe do të rriten pensionet për të arritur vlerën e pagës minimale prej 500 euro. Haradinaj sqaroi se ky është një angazhim i tij që do të bëhet realitet që në ditët e para të mandatit të ardhshëm qeverisës. Programi i tij parashikon rikthimin e dialogut social midis qeverisë dhe sindikatave, si dhe amandamentimin e Ligjit për organizmin sindikal për të fuqizuar rolin e sindikatave në politikëbërjen qeverisëse. Ai gjithashtu njoftoi se do të implementohet Ligji për pensionistët kontributdhënës, duke përfshirë ata që kanë punuar pas Luftës së Kosovës të vitit 1998-1999. Sipas Ramush Haradinajt, plani për një “Kosovë Fituese” është një garanci për dinjitetin e punës dhe do të ndihmojë në ndalimin e largimit të kuadrove profesionale nga vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …