Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës Fatmir Limaj, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Haradinaj ka thënë se akti heroik i familjes Jashari dhe komandantit Adem Jashari, e ka përforcuar vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës. Në rrëfimin e një prej kapitujve më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare, emri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari ngrihet si një simbol i pashembullt i rezistencës dhe heroizmit. Sot në vendin e shenjtë, në Prekaz, nderuam ata me të cilët na bashkuan idealet, e trashëgimia e të cilëve vazhdon të na mbajë të bashkuar dhe të fortë. Shtëpia e Jasharëve u bë një simbol i luftës për lirinë, një fortifikim i vendosur kundër shtypjes dhe okupimit. Akti i tyre heroik përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë së plotë. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se Prekazi është vendi ku pavarësia dhe liria kanë marrë jetë dhe do të jetë në obligimin tonë gjithnjë për të qenë në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. . Flijimi për liri i familjes Jashari është shembulli më unik, i cili na kujton që, ajo që sot e gëzojmë është rezultat i sakrificës së kësaj familjeje. Duke nderuar ‘Epopenë’ dhe familjen Jashari, nderojmë gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e vendit tonë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka thënë, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …